U tradhtua nga të afërmit? Zbardhen detaje nga vrasja e Edmond Papës që tronditi kryeqytetin

Kryeqyteti u trondit sërish dy ditë më parë nga vrasja e Edmond Papës, i cili u qëllua brenda një lokali te “Komuna e Parisit.”

49-vjeçari u dërgua me urgjencë te “Trauma”, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.

Albeu.com mëson se viktima dyshohet të jetë ndjekur nga autori prej disa ditësh, jo vetëm në Tiranë por edhe në Sarandë ku jetonte.

Dyshimet e policisë janë se atentatori mund të jetë vënë në dijeni për udhëtimin e Papës në Tiranë nga ndonjë i afërm i viktimës.

Grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonën ku ndodhi vrasja, jo vetëm të datës 16, por edhe të ditëve më parë për faktin se dyshohte që autori ose autorët mund të kenë vëzhguar më herët zonën pranë banesës së vëllait të Edmond Papës.

Deri në këtë fazë të hetimit policia përjashton mundësinë e autorit me pagesë.