Lubonja për abuzimet e njëpasnjëshme: Ka raste konkrete në administratë
Analisti i njohur Fatos Lubonja duke komentuar abuzimet nga policët në dy rastet në Kosovë dhe Shqipëri, duke treguar ai personalisht është në dijeni të të tjera rasteve skandaloze në administratën shtetërore, ku persona me pushtet ngacmojnë seksualisht punonjëset e tyre.

"Kam përshtypjen që këtu në Shqipëri ndodhin shumë nga këto ngjarje nëpër administratat tona të ndërtuara mbi hierarki vertikale ku shefi është gjithçka, që nga nivelet më të larta ka dhunime, s’po them vetëm seksuale por edhe poshtërime të vartësve që nuk denoncohen.

Madje në mënyrë skandaloze do thosha unë, di raste konkrete që ndodhin gjëra të tilla por njerëzit ikin në rastin më të mirë, por nuk e thonë.

Po them njerëz, raste që e bëjnë ikjen nga një pushtet, institucion i caktuar e nuk denoncojnë kur duhet ta bëjnë. Nuk dua ta trajtoj problemin në mënyrë konkrete, por dua ta trajtoj në përgjithësi”, u shpreh Lubonja. /albeu.com/
Shtuar më 11/02/2019, ora 18:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori