Nuk i shkojnë studentët, Rama i ulëret rektorëve dhe dekanëve
Lubonja kundër Milos: Ja pse e duan Enver Hoxhën
Pëlqej
Publicisti Fatos Lubonja ka dalë kundër Paskal Milos rreth rishkrimit të historisë.

Sipas tij, edhe sot po rishkruhet historia siç iu leverdis partive politike dhe jo ashtu siç ka qenë në të vërtetë.

Lubonja nënvizon ndër të tjera se sikur Zogu dhe Berisha të kishin qenë figura politike në një regjim totalitar mund të kishin qenë po kaq kriminel sa Enver Hoxha.

Analsiti thotë se Paskal Milo po bën përpjekje për të rehabilituar figurën e diktatorit, duke qenë se edhe vetë ai dhe shumë të tjerë që janë në politikë kanë qenë pjesë e krimeve të sistemit të kaluar politik.

"Sipas meje ka shumë shenja dashurie për Enverin si figurë politike e asaj kohe. Por, zhbirilimi i këtij halli, sipas meje nuk është kaq i thjeshtë sa kërkojnë ta paraqesin këta. Ngjan se oligarkia socialiste në pushtet kërkuaka të na kthejë kohën e kaluar", thotë Lubonja ndër të tjera për Panorama-n.

Sipas Fatos Lubonjës, përpjekjet për ta "rehabilituar" Enverin nuk kanë të bëjnë me të djeshmen, por me të sotmen, me lojën politike që ende luhet me shqiptarët. /albeu.com/
Shtuar më 15/09/2014, ora 09:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori