Një 40 vjeçar i cili ka tentuar të ecte mbi akull në Fier dhe një 12 vjeçar i cili ka qënë duke luajtur mbi
akullin e
liqenit, kanë humbur
jetën gjatë ditës së sotme. Dy rastet janë konfirmuar nga uniformat blu.
12 vjeçari me inicialet F.G., ka humbur
jetën në Tiranë, pasi
luante mbi
akullin e
liqenit. Ngjarja është raportuar pak minuta më parë, nga blutë e Tiranës. Djali ka qënë duke luajtur, kur akulli është thyer. Ky rast i rende ka ndodhur në Mëzez, në zonën e Kasharit.
Burimet nga policia shtojnë se përpos djalit, ka qënë duke luajtur edhe një vajzë 15 vjeçare e cila ka shpëtuar. E reja me inicialet E.G., është jashtë rrezikut për
jetën.
Më herët u raportua edhe për një 40 vjeçar që humbi
jetën pasi tentoi të ecte mbi rezervuarin e ngrirë. Ngjarja e rëndë u shënua në fshatin Petovë në Fier, ndërsa mësohet se ka humbur
jetën shtetasi Hajredin Xhelo. /albeu.com/
Shtuar më 11/01/2017,
ora 14:35