Disa ditë më parë Policia e Shtetit është mobilizuar për të shpëtuar
kafshët e një
kopshti zoologjik privat në
Fier, pasi luani me sy të nxirë bëri xhiron e botës me fotot e shkrepura nga reporterët e “Daily Mail”, të cilët e quajtën “
Kopshti zoologjik i Ferrit”.
Por
kafshët deri më sot nuk janë lëvizur nga
kopshti i "ferrit" dhe vetëm ditën e sotme ka nisur zhvendosja e 13 kafshëve të “Safari Park” në
Fier.
Anduel Xhalia, Drejtori i Drejtorisë së Mjedisit u shpreh se sot do të bëhet mbyllja e parkut, pasi ka kaluar çdo afat për dorëzimin e dokumentacionit.
Xhalia tha se
kafshët do të zhvendosen të gjitha sot. Ai shtoi se kërkohet ndërhyrje e menjëhershme, pasi nuk dihet në ç’gjendje janë
kafshët.
Nga ana tjetër pronari i këtij
kopshti, Elvis
Sulejmani, thotë se nuk ka asnjë vendim gjykatë për marrjen e kafshëve.
Sulejmani ka pohuar se janë plotësuar të gjitha kushtet dhe dokumentacionet për vazhdimin e aktivitetit dhe
kafshët nuk mund të merren forcërisht.
Ndërkohë po ju sjellim disa pamje të siguruara nga televizioni Fax. /albeu.com/
Shtuar më 28/10/2018,
ora 11:18