Ish-anëtari i KPA-së
Luan Daci kërkon pafajsi në Apel. Në seancën e sotme
Daci dhe avokatët e tij paraqitën konkluzionet e mbrojtës ku
kërkuan pafajësi për akuzën e falsifikimit të dokumenteve, ku sipas tyre nuk ka vepër penale.
Ndërkohë që prokurorët
kërkuan shtyrjen e seancës pasi donin të njiheshin me aktet. Seanca e rradhës u caktua më datë 5 shkurt, ku pritet që
prokuroria të lëxoj pretencën.
Luan Daci, u dënua me 6 muaj burg, vendim i cili u konvertua në 1 vit shërbim prove, pasi u konstatua se kishte falsifikuar dokumentet, duke fshehur një shkarkim të tij.
Shtuar më 25/01/2021,
ora 10:18