"Luaj ndonjë dorë poker", deputeti shqiptar hap "thesin"
Pëlqej
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi shquhet për deklaratat e tij shpeshherë të drejtpërdrejta.

Këtë herë duke folur në Provokacija, ai ka komentuar cështjen e pikave të basteve.

Shehi tha se nuk është turp të pranosh se ke qenë një herë apo disa herë në kazino.

“Unë jam nga ata që luaj edhe ndonjë dorë poker, nuk është se jam kundër, por duhet të kufizohet. Në zonat rurale i vetmi vend komunitar janë ato ku luhet poker, them se duhet të frenohet. T’i themi stop. Në Shqipëri, siç çdo gjë tjetër, është ekzagjeruar edhe me pikat e basteve”, tha Dash Shehi.

Shehi u shpreh se është për kufizimin e pikave të basteve dhe kazinove, por jo për mbylljen e plotë të tyre, pasi kjo është e vështirë dhe rrezikon të rrisë kriminalitetin. /albeu.com/
Shtuar më 23/10/2018, ora 23:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori