LSI thotë se do t'i bëjë "gropën" Ramës dhe Bashës në këto qarqe
Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama sfidoi sot publikisht PS dhe PD nëpërmjet një konference për shtyp duke thënë se ata do të dalin të parët në zgjedhjet e 25 qershorit.

"LSI në Tiranë është e barabartë në garë me PS-në. Ne luftojmë përballë PS për vendin e parë në Tiranë, për vendin e parë në Durrës, për vendin e parë në Fier, për vendin e parë në Elbasan dhe jemi absolutisht të parët në Berat"., - tha Luan Rama.

Konferenca e Luan Ramës erdhi pas publikimit të të dhënave të një sondazhi, i cili e nxirrte LSI-në të tretën me 12 për qind në rang kombëtar. /albeu.com/

Shtuar më 01/06/2017, ora 13:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori