LSI: Rama peng i Tahirit, bëri gjithçka për ta mbrojtur
LSI ka reaguar pas vendimit të gjykatës së Krimeve të Rënda për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Në një deklaratë për mediat, Lëvizja Socialiste për Integrim tha se vendimi tregoi që drejtësia është marrë peng nga krimi i organizuar dhe se kryeministri Rama është peng i Tahirit si edhe strukturave kriminale.

LSI akuzoi kryeministrin se bëri gjithçka për të mbrojtur ish-ministrin duke përdorur çdo mekanizëm.

Gjithashtu shtoi se e vetmja mënyrë për çlirimin e vendit nga krimi i organizuar është largimi i Ramës.

Tahiri i shpëtoi burgut mbrëmjen e së enjtes (19 shtator). Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda e dënoi me 5 vite burg, dënim i cili do të konvertohet në 3 vite shërbim prove.

Deklarata e plote:

Për LSI, vendimi i Gjykatës së Krimeve të Rënda tregon qartë se drejtësia është marrë peng nga krimi i organizuar dhe Edi Rama është peng i Saimir Tahirit dhe strukturave kriminale.

Edi Rama ka bërë gjithçka për të mbrojtur Saimir Tahirin dhe ka përdorur çdo mekanizëm të tijin sepse Edi Rama është peng i dosjeve korruptive dhe i familjarëve të tij.

Projekti i kanabizimit të vendit, trafiku ndërkombëtar i drogës është projekt politik i Edi Ramës sepse Edi Rama është “Shefi i madh” i cili projektoi dhe urdhëroi këtë projekt shkatërrues për vendin që nxiu historinë e Shqipërisë në mediat botërore.

Me Edi Ramën është provuar që nuk ka drejtësi, krimi i organizuar ndjehet i fortë, i sigurtë dhe i pëkrahur.

Ka vetëm një rrugë: Të çlirohet vendi nga Edi Rama dhe kapja e institucioneve nga krimi i organizuar për të instaluar shtetin e së drejtës për të kthyer tek çdo qytetar dinjitetin dhe shpresën se ky vend do të bëhet.
Shtuar më 20/09/2019, ora 08:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori