LSI-ja e bën "hasha" edhe të vdekur Dritan Priftin
Pëlqej
Pak orë më parë u zhvillua cerëmonia mortore e ish-ministrit Dritan Prifti në ambientët e Muzeut Kombëtar, ku krahas kujdesit të veçantë të treguar nga Tom Doshi, të pranishëm ishin edhe deputetë, politikanë si dhe emra të njohur publik në vend, ndërkhë që ra në sy mungesa e "shokëve të idealit" që Prifti pati për disa vite, shkruan Albeu.com.

Asnjë drejtues i lartë apo i mesëm i LSI-së nuk ishte në këtë cerëmoni duke mos tejkaluar divergjencat mes tij dhe partisë, të cilat në një periudhë shkuan deri në luftë për jetë a vdekje.

Prifti ishte një ndër zërat më të fortë të LSI-së për një periudhë duke shkuar deri në postin e ministrit gjatë qeverisjes së Berishës në mandatin e dytë duke u shkarkuar më vonë, ngjarje e cila solli më pas skanalin e video përgjimit ku shihej shefi i LSI-së në atë kohë, Ilir Meta duke bërë pazare me vlera të mëdha për dhënie koncensionesh apo futje njerëzish në punë.

Prifti ndërroi jetë pas një leuçemie agresive, e cila fillimisht e pengoi të vazhdonte jetën aktive politike. /albeu.com/

Shtuar më 13/10/2017, ora 16:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori