LSDM: Ja kush pritet të jetë fituesi në zgjedhjet presidentciale
Shefi i shtabit të LSDM-së, Aleksandar Kiracovski, në konferencë për shtyp tha se zgjedhjet janë mbajtur në mënyrë demokratike dhe kanë qenë të drejta.

Kiracosvski tha se LSDM, partia e kryeministrit të vendit, Zoran Zaev, pret që në rezultatet e para jozyrtare të shpallet fitues Stevo Pendarovski.

“Dita e zgjedhjeve ishte e qetë. Patëm zgjedhje skandinave. I uroj të gjithë qytetarët. Të drejtën e tyre ata e realizuan pa pengesa dhe në mënyrë demokratike. Maqedonia e Veriut kishte zgjedhje, fer të rregullta dhe të qeta”, tha ai.


Ndryshe, siç njoftuan nga KSHZ deri në orën 18:30 të drejtën e votës e kanë realizuar 39.83 përqind e qytetarëve të regjistruar në Listën Zgjedhore.
Shtuar më 21/04/2019, ora 19:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori