Lajm shumë i keq për aplikantët e Lotarisë Amerikane, Trump firmos vendimin që prish ëndrrat e shqiptarëve
Pëlqej
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka urdhëruar qeverinë të forcojnë mbrojtjen e mallrave amerikane dhe të reformojnë programin e vizave për punëtorët e huaj.

"Abuzimi i përhapur në sistemin tonë të emigracionit i ka lejuar kompanitë të zëvendësojnë punëtorët amerikanë me të huajt, për një pagë më të ulët", ka thënë Trump duke njoftuar se programi i vizave do të ndalet.

Ai nënshkroi urdhrin e bujshëm pas një vizite në një fabrikë në Wisconsin, shkruan "Fox News".

Trump njoftoi nje rend të ri ekzekutiv, ku udhëzonte agjencitë federale të mbronin mallrat amerikane nga konkurrenca e jashtme dhe të rishikonin programin e vizave "H-1B" për punëtorët e huaj.

"Për një kohë të gjatë ne kemi parë sesi fabrikat tona janë mbyllur dhe punët tona janë u janë dhënë të tjerëve", tha presidenti, duke njoftuar se kjo situatë do të marrë fund.

Kujtojmë se kjo reformë do të ndikojë edhe në numrin e vizave që ambasadat amerikane në të gjithë botën, do të zvogëlojnë numrin e vizave për shtetasit, të cilët shkojnë në SHBA. /albeu.com/
Shtuar më 19/04/2017, ora 16:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori