Lot gëzimi: E ëma dëgjon pas 22 vitesh zërin e vajzës së humbur
Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Pa gjurmë” është trasmetuar një histori e dhimshme, e cila ka përfunduar me sukses.

Teuta Rrahmani, sot 36 vjeçe, vendosi të rilidhë kontaktet me familjarët, që nuk reshtën së kërkuari pë 22 vite.

Nëpërmjet një telefonatë në emisionin “Pa Gjurmë”,ajo tha se është mirë dhe jeton në një shtet jashtë Shqipërisë.

“Pa Gjurmë” e kishte denoncuar zhdukjen e Teutës prej dy vitesh. Tashmë ajo është bërë nënë e dy fëmijëve dhe shumë gjëra kanë ndryshuar në jetën e saj.

Pa “Gjurmë” realizoi telefonatën që solli mjaft lot gëzimi në studio.

Nëna: Ku je o zemër
Teuta: Mami im
Nëna: Ku je shpirt i nënës, si je?
Tetuta: Mirë jam, ti mirë je mami?
Nëna: Mirë jam mami, mirë, o shpirti im. Kam 20 vjet që të kërkoj oj bijë.
Teuta: E mora vesh moj mamë.
Nena: Si ke qenë ti nënë?
Teuta: Unë mirë jam mami.

Babai (dridhet nuk mundet të flasë) :” Vetëm të jetë mirë”.

Teuta: Kam vite që mundohesha të lidhesha me familjen, por nuk lidhesha dot.
Nëna: Zoti i madh na bashkon, Oj Teuta jeme
Teuta: Mami im zemër, të lutem mos u mërzit.
Nëna: Kur do vish moj nënë, ku je?
Teuta: Jam larg Shqipërisë mama.
Nëna: A je mirë moj bijë
Teuta: Po mama, jam mirë. Kam dy fëmijë
Nëna: Ndoshta të gjithë do më qeshin por jam shumë e emocionuar, jam e tëra e shokuar…kam thënë që nëse e gjej nuk e di se çfarë do të bëj, do kendoj, do kercej…. Të puth nëna oj bijë, do bashkohemi ishalla një ditë

Teuta: Do bashkohemi nënë, të premtoj. Natën e mirë mami babi.

Historia e vajzës:

E fejuar ende kur ishte një e mitur, vetëm 13 vjeç, ajo u zhduk pa mbushur 14 vjeçe, nga Tirana. Teksa tashmë bëhet e gjallë për familjarët e saj, Teuta thotë se vendimin për t’u larguar e ka marrë pas vështirësive të mëdha në jetën e saj, për të cilat ajo thotë “se nuk mundet t’i tregojë kurrë”. Kjo është telefonata që moderatorja e emisionit, Odeta Dume, realizoi për herë të parë me Teuta Rrahmanin, përpara se t’i jepte lajmin e gëzueshëm prindërve.

“Jam mirë, jetoj jashtë, tani për momentin jam me pushime në Holandë. Kam 5 vite që mundohem të lidhem me familjen, por nuk dija se si të lidhesha. Një shoqe këtu në Holandë më tregoi për programin tuaj. Unë jam bërë nënë, jam martuar dhe jam shumë e lumtur. Kam harruar edhe gjuhën, nuk dija se si të shkruaja as mbiemrin tim. Kanë ndodhur shumë gjëra, që nuk i kupton dot asnjëri, as nëna ime.

Ai personi nga Tropoja që dyshonit se më mori, nuk më ka bërë asgjë, por kanë qenë njerëz të tjerë. Ai më ka ndihmuar më shumë nga të gjithë. Unë u largova nga shtëpia për shumë gjëra të tjera, që po ndodhnin në jetën time, që askush nuk e dinte. Nuk mund të më kuptonte askush në atë kohë, as nëna, as babai, asnjeri. Unë pranova të fejohesha.

Unë nuk mund të tregoj kurrë, për atë që më ka ndodhur vite më parë. Nuk mund të tregoj dot se çfarë më ka ndodhur, e kam hedhur pas çdo gjë. Tani jam shumë e lumtur dhe jam shëndosh e mirë. Dua të flas me familjen, me nënën dua të di si është? Kur pashë emisionin mësova që vëllezërit i kam jashtë”, thotë Teuta Rrahmani./ shqiptarja.com
Shtuar më 24/01/2020, ora 08:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori