Lorik Cana i shtron drekë skuadrës së Vëllaznimit (FOTO LAJM)

Pëlqej
Ish-kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana, i ka shtruar drekë futbollistëve dhe stafit të Vëllaznimit në kampin stërvitor dimëror të skuadrës gjakovare në Shqipëri.

Loriku e ka vizituar klubin kuqezi, president i së cilit është babait i tij, Agim Canës, dhe ka vendosur ta qerasë me një drekë në një restorant në Shqipëri.

Trajneri i Vëllaznimit, Ismet Munishi, i cili synon ta rikthejë klubit nga Gjakova në elitën e futbollit kosovar, Superligë, e ka falënderuar ish-futbollistin e shumë skuadrave evropiane dhe Kombëtares së Shqipërisë, Lorik Canën, për drekën.

Me synim për ta rikthyer Vëllaznimin në Superligë, Munishi e ka përforcuar skuadrën me disa futbollistë, përfshirë Samir Sahitin, Besmir Fetahun, Labinot Jetullahun, Agron Beqirin, Astrit Berishën dhe Granit Canën. /albeu.com/
Shtuar më 12/01/2019, ora 23:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori