Tërmeti në Pukë, plasariten muret e spitalit, dëme edhe në disa pallate

Tërmeti me magnitudë 4.7 i shkallës Rihter i regjistruar mbrëmjen e kaluar në Pukë ka shkaktuar disa dëmtime të vogla. Bashkia e Pukës, përmes një deklaratë pak çaste pas lëkundjeve sizmike ka bërë me dije se janë konstatuar dëme tek disa pallate tek lagjia e muzeut, ku ka plasaritje.

Gjithashtu plasaritje dhë rënie suvash ka pasur edhe në spitalin e qytetit.

Njoftimi i plotë:

Termeti që kishte epiqendren pranë Pukës,  ka qenë i shkallës 4.7 ne thellësinë 2 km.

Bashkia Puka po nderlidhet për pasojat e kësaj situate. Deri tani nuk kemi informacione për pasoja fatale, ndërkoh që janë porositur administratorët dhe krepleqt e fshatrave të interesohen për pasoja të mundshme pas kësaj situate.

Deri tani janë konstatuar deme tek disa pallate tek lagjia e muzeut,  dhe 5 pallatet, ku sipas raportimit të banorve ka plasaritje, nderkoh janë të dukshme demtimet në oxhaqet e pallateve.

Inkurajoim të gjithë banorët të rimarrin veten me shpresen se nuk do kemi paslekundje dhe për çdo shqetësim të informojnë në numrat pa pagesë 128 ose 129.

Faleminderit!


Shtuar 15.01.2022 08:21