Analisti që mbështet Ramën: Drogë dhe para në çantat diplomatike
Analisti Lorenc Vangjeli, ka dekalruar se në Shqipëri ka deputetë që kanë shfrytëzuar pasaportën diplomatike për të sjellë para të pista në vendin tonë.

Në studion e "Opinion", Vangjeli ka thënë se këta deputetë kanë sjellë para të drogës dhe prostitucionit në vend dhe për transportin fitonin deri në 15% të shumës.

Më tej Lorenc Vangjeli vazhdoi duke thënë:

"E konfirmoj një gjë të tillë, deputetë më pasaportë diplomatike që nuk e kishin për turp të sillnin para nga prostitucioni dhe nga trafiku i drogës. Përqindjet fillonin nga 2-3 përqind fillimisht nga Zvicra, vete më parë dhe sot ka vajtur deri në 15 për qind, për fitimet"./albeu.com/
Shtuar më 19/04/2019, ora 11:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori