Loredana më mori rrobat dhe doli tek dera me pistoletë! Modelja tregon si i vodh kartën e kreditit (FOTO LAJM)

Media zvicerjane "20min.ch" ka publikuar sot dëshminë e një fotografeje, sipas të cilës Loredana Zefi dhe vëllai i saj i kanë vjedhur kartën e kreditit dhe në fund reperja e ka kërcënuar me një armë, transmeton Albeu.com.

Fillimisht ajo thotë se janë njohur me Loredanën gjatë një klipi të Ylli Limanit, ku ajo e ftoi të bashkëpunonin.

"Fillimisht ishte e ngrohtë dhe e afërt", shpjegon Dorentina, fotografja që i referohet media zvicerjane, përcjell Albeu.com.

"Pas një dite të tërë fotografish, ishim të lodhura dhe shkuam të flinim tek apartamenti i vëllait të Loredanës. Aty fjeta dhe më pas zbulova çfarë kishte ndodhur", vijon ajo.

Për vjedhjen e të dhënave të kartës së Dorentinës për njërin prej vëllezërvë të Loredanës, të cilit gazeta ia fsheh emrin dhe e quan Qendrim, ka vendim gjykatë duke u dënuar me 560 franga gjithsej.

Me kartën e Dorentinës, vëllai i Loredanës kishte luajtur kumar dhe kishte blerë një biletë avioni Zvicër-Kosovë.

Kur Dorentina është kthyer në vendin e banimit kuptoi se karta i ishte bllokuar nga banka për shkak të luajtjes në llotari.

"Më pas shkova të përballesha me të, por ajo kishte një pistoletë në çantë dhe më tha se më parë duhej të isha dikush që të punoja me të. U tremba shumë", tregon Dorentina* sipas "20min.ch". /albeu.com/

*Gazeta i ka fshehur emrin. Fotografja është Esa Vokshi, e cila e ka rrëfyer vetë këtë histori

Shtuar më 09/05/2019, ora 16:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori