Londra proteston për vdekjen e George Floyd, momenti kur oficerja rrëzohet nga kali (FOTO LAJM)

Një oficere policere u plagos kur protestuesit hodhën predha dhe flakë pranë kalit të saj, duke bërë që gruaja të përfundojë në tokë.

Pamjet e rëndë të publikuara nga mediat e huaja tregojnë momentin kur oficerja përplaset në tokë dhe më pas tërhiqet nga kolegët e saj.

Protestat e dhunshme janë zhvilluar në Whitehall, në Londrën qendrore, ku protestuesit kanë “bombarduar” oficerët.

Ata kanë protestuar për të kërkuar drejtësi për vrasjen e afro-amerikanit George Floyd nga policia në SHBA.
Shtuar më 07/06/2020, ora 09:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori