Lokaleve dhe restoranteve i vihet "dryni" pa afat, Ministria jep njoftimin e rëndësishëm

Jo vetëm për shkollat, por edhe një pjesë e mirë e bizneseve do vazhdojnë t'i mbajnë qepenët mbyllur pa afat.

Kështu Ministria e Shëndetësisë ka publikuar sot urdhrat e rinj për lejimin e hapjes së aktiviteteve publike dhe jo publike, ku përfshihen lokalet dhe restorantet apo dhe lëvizja e qytetarëve.

Sipas vendimeve të mëparshme kufizimi ishte deri më datën 3 prill, por sot Ministria e Shëndetësisë ka firmosur në bllok të gjitha vendimet, duke e shtyrë afatin e ndalimit të aktiviteteve deri në afat të papërcaktuar.

Në vendim thuhet se data 3 prill zëvendësohet me ‘deri kur të përfundojë gjendja e pandemisë të shkaktuar nga infeksioni i COVID-19”.

Shtuar më 01/04/2020, ora 16:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori