“Je 100 mijë euroshi im”, Sabiani “futet” në BBVIP dhe përlot Ilirin (VIDEO)

Miqtë, familjarët dhe fansat kanë gjetur një mënyrë shumë të bukur për të shprehur përkrahjen për banorët që ndodhen brenda shtëpisë më të famshme në shtëpi.

Yjet herë pas here marrin mesazhe mbështetjeje përmes dronëve apo me parashuta. Ditën e sotme Iliri është suprizuar nga një mesazh që i erdhi pikërisht me parashutë. E kjo nuk është hera e parë që merr mbështetje të tillë.

Por kësaj radhe duket se këtë dhuratë ia ka bërë miku i tij, Sabiani, me të cilin krijoi një miqësi të fortë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Kjo për shkak se në të shkruhej: “Ilir, Sabiani, je 100 mijë euroshi im”.

Banorët menjëherë thanë se këtë e ka bërë këngëtari i njohur.Ndërkohë Sabiani ka shpërndarë videot e ndjekësve ku thonë se kjo është surpriza e tij për Ilirin duke e konfirmuar.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)


Shtuar 5.01.2022 15:54