LLOGARIA/ Me 40 mijë lekëshin e Ramës blen 10 muaj bebelina
Kryeministri Rama deklaroi se qeveria do të mbështeste familjet që bëjnë fëmijë duke i subvencionuar ato nga 40 000 lekë për fëmijën e parë në 80 000 për të dytin dhe 120 000 për të tretin.

Kjo deklaratë është shoqëruar me më shumë gallatë në rrjetet sociale, megjithatë ata që janë familjarë i kanë hyrë llogarive.

Ashtu bëmë edhe ne dhe normalisht. Për të qenë sa më e prekshme dhe konkrete, i bëmë llogaritë mbi çmimin e bebelinave, për të cilat familjet harxhojnë jo pak deri sa fëmija arrin që të kontrolloje vetë jashtëqitjen.

Kështu, fillimisht kontaktuam me prindër që kanë fëmijë të vegjel duke i pyetur se sa para harxhojnë mesatarisht për bebelinat e fëmijëve nga ku morëm shifra të ndryshme, të cilat variojnë nga 2 000 në 5 000 lekë.

Nisur nga kjo, na duhet të marrim një mesatare prej 3 000 lekësh në muaj, ose 100 lekë në ditë.

Nga vëzhgimi në treg na rezulton se një koli mesatare me bebelina që mban nga 60-80 copë (në varësi të peshës) kushton mesatarisht nga 2 000 deri në 3 000 lekë në varësi të cilësisë.

Nëse fëmija do të jetë pirës dhe ngrënës, rrjedhimisht edhe jashtëqitës i madh, një pako e madhe me bebelina mund të harxhohen edhe për 10 ditë.

Kështu, familjes në fjalë i duhet që të harxhojë minimumi 3 500- 4 000 lekë në muaj vetëm me bebelinot.

E gjithë shuma që qeveria do të japë për fëmijën e parë duket se ezaurohet vetëm gjatë 10 muajve të parë të jetes për të blerë bebelina. A ka prind që nxitet të bëjë fëmijë se i premtojnë 10 muaj bebelina falas? Mbette për t'u parë nëse nisma do të ketë sukses./albeu.com/

Shtuar më 26/09/2018, ora 16:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori