Lleshaj: Për çfarë do të përdoren të ardhurat nga gjobat
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj tha se ministria ka nevojë për mbështetje buxhetore. Gjatë fjalës së tij në Komisionin e Sigurisë, ministri tha se vendi sfidohet ende nga krimi dhe për këtë arsye duhet të shtohen kapacitet.

“Ministira e Brendshme ka nevojë për mbështetje më të madhe. Kemi nevoja madhore për laboratorin e policisë së shtetit. Kemi nevojë për drone jemi shtet me polici të vogël. Ndërtimi i një qendra trajnimi për strukturë të brendshme.

Vendi ynë është një vend që ende që ende sfidohet nga krimi i organizuar dhe emigracioni. Na duhet të shtojmë kapacitetet. Projekte të mëdhaja sa i përket monitorimit të kufirit. Duhet teknologji në analizën e komunikimeve elektronike”, tha ministri Lleshaj.

Sa i përket të ardhurave nga gjobat, ministri tha se ato do të përdoren për sigurinë rrugore.

“Një pjesë të të ardhurave që sigurohen nga gjoba do të përdoren për të përmirësuar sigurinë rrugore. Kjo përdoret në shumë vende të botës. Sot ne nga të ardhurat nuk kemi tagër të përdorimit të tyre”, tha Lleshaj.
Shtuar më 30/10/2020, ora 11:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori