Lleshaj: Kot po them, po spekuloj, por sasia e parave edhe mund të jetë djegur
Pavarësisht se Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj e shtoi më shumë misterin e zbulimit të autorit të vrasjes së Admir Muratajt, një sinjal jo pozitiv është dhënë dhe për mosgjetjen e parave të vjedhura, një sasi prej rreth 10 milionë eurosh të bankave.

I ftuar në repolitix, Lleshaj u shpreh se “po spekulon pasi nuk e di”, por paratë edhe mund të jenë djegur, duke lënë të nënkuptuar se deri më tani hetimi është fokusuar tek identifikimi i grabitësve e aspak tek paratë dhe nëse këto të fundit mund të kenë qarkulluar në territorin e vendit.

Lleshaj: unë jam besimplotë që ngjarja do të zbardhet dhe pastaj hapat e tjerë, arrestimi i tyre. Rikuperimi i parave, është një proces që… për këtë mund të them, mund të jenë djegur… kot po them, po spekuloj sepse s’mund të bëj parashikime. Por di që, niveli i provave të grumbulluara është i atillë saqë e bën suksesin real.

Bëhet fjalë për 5 persona aktivë të bandës, por kjo nuk e përjashton dhe faktin që të tjerë mund të kenë qenë pjesë për të bërë të mundur sinkronizimin e aktivitetit të tyre. /albeu.com/

Shtuar më 19/04/2019, ora 23:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori