Lleshaj jep alarmin për kartat e identitetit: S’do merrni më asnjë shërbim
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka dhënë ditën e sotme një njoftim të rëndësishëm për të gjithë ata persona karta e identitetit e të cilëve përfundon tani.

Nëpërmjet një shkrimi në Twitter, Lleshaj thekson se duhet të nxitojnë për të aplikuar për të mos patur kështu problem në marrjen e shëbimeve brenda vendit dhe udhëtimit jasht tij.

LleshajTwitter:

Kartat e identitetit dhe pasaportat janë në prag të skadimit për shumë qytetarë. Nga fillimi i tetorit ato që skadojnë këtë vit nuk do të mund të përdoren më, nëse nuk shoqërohen me dokumentin e aplikimit.

Të gjithë duhet të NXITOJNË sot, që të mos BEFASOHEN nesër, kur të ndalohen për të udhëtuar jashtë vendit apo kur të mos mund të marrin një shërbim tjetër brenda tij.
Shtuar më 17/07/2019, ora 19:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori