Drejtonin makinat në gjendje të dehur, arresohen 3 shoferë nga policia e Fierit

Tre persona janë arrestuar ditën e sotme nga policia e Fierit.

Mësohet se dy persona janë arrestuar, pasi po drejtonin makinën në gjendje të dehur.

Ndërkohë që një person i tretë është arrestuar, pasi aksidentoi një të moshuar.

Njoftimi i Policisë:

Fier Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasit: I. Ç., 49 vjeç, banues në Fier, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur; E. Gj., 39 vjeç, banues në Elbasan, pasi duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, është përplasur me një automjet tjetër, duke shkaktuar dëme materiale; E. Rr., 26 vjeç, banues në Peqin, pasi mbrëmjen e djeshme, në Divjakë, duke drejtuar automjetin ka përplasur këmbësoren, shtetasen J. Gj., 77 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./albeu.com


Shtuar 2.01.2023 10:43