Lapaj: 1 km autostradë më pak duam dhe Teatrin e ndërtojmë me lekët tona
Juristi Adriatik Lapaj mbrëmjen e djeshme ka qenë i ftuar në emisionin “Tepora” në RTV Ora ku ngriti problemin se situata në të gjithë kinoteatrot dhe teatrot e vendit është për të ardhur keq.

Lapaj tha se qeveria ka lekë të ndërtojë 1 km autostradë 25 milion euro dhe nuk ka lejë të bëjë teatrin kombëtar.

"Sa lajm i trishtë është për qytetet e Shqipërisë kjo që po ndodh. Atdheu jonë nuk ka fuqi të ndërtojë një teatër kombëtar, imagjino çfarë ndodh me teatrot, kinoteatrot, me sallat e kulturës në mbarë bashkitë e Republikës. Një qeveri dhe shtet që nuk ka takat të ndërtojë një teatër kombëtar. Shqipëria në mbarë republikën ka mbi 350 kinoteatro, në çdo komunë, nga një. Ka pasur teatro dhe kinoteatro në çdo bashki që janë katandisur dhe po u bien kockat. Po bëhet nami një vit e gjysmë se s'ka lek për të ndërtuar një teatro. Po lek për të ndërtuar 1km autostradë, 25 milion euro ka? 1 km autostradë më pak duam dhe duam që atë teatër ta ndërtojmë me lekët tona", tha Llapaj.

Shtuar më 31/07/2019, ora 08:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori