Rusia u përjashtua me 4 vite, CAS me njoftim të ri

Në një listë dëgjimesh të publikuara në faqen e saj të internetit, CAS tha që Agjensia Ruse kundër Dopingut (RUSADA) do të kundërshtonte dënimin e shqiptuar nga Agjensia Botërore e Anti-Dopingut (WADA) nga 2-5 nëntori i këtij viti.

WADA e shpalli RUSADA-n jo në përputhje me kodin e saj dhjetorin e kaluar pasi pretendoi se të dhënat laboratorike ishin manipuluar pasi ekipet ruse ishin bllokuar të garonin në ngjarje sportive globale.

Sanksionet përjashtuan atletët rusë që garojnë nën flamurin e vendit të tyre në ngjarje të tilla si Olimpiada dhe Paralimpiada, me Lojërat e radhës që do të zhvillohen në Tokio në 2021, dhe Kupën e Botës së futbollit të vitit të ardhshëm.


Shtuar 3.06.2020 08:27