LIVE/ Mijëra studentë rrethojnë Ministrinë e Arsimit
Pëlqej
Ashtu siç paralajmëruan edhe ditën e djeshme, studentët janë hedhur sërish sot në protestë, ndërsa në shenjë kundërshtie kanë bllokuar edhe rrugët.

Studentët u kanë bërë thirrje edhe maturantëve dhe prindërve të tyre që ti mbështesin pasi abuzimet me arsimin e lartë do të dëmtojnë edhe brezat e ardhshëm.

Ndërkohë mijëra prej tyre janë mbledhur para Ministrisë së Arsimit, ndërsa numri i protestuesve sa vjen e rritet.

Thirrja:
“Në orën 10:00 bashkohemi e protestojmë të gjithë para Ministrisë së Arsimit! Nuk ndalemi deri në realizimin e plotë të kërkesave!”- bën apel Lëvizja për Universitetin.

Katër kërkesat e studenteve drejtuar Ministrisë së Arsimit, Sporteve dhe Rinisë:

1. Anulimi i VKM per tarifa shtese.
2. Përgjysmimi i tarifës së studimit.
3. Përmirësimi i kushteve të konvikteve.
4. Bordi i Administrimit të ketë̈ numër të barabartë votash mes fakulteteve dhe Ministrisë se Arsimit, duke shtuar një̈ përfaqësues nga studentet ne bord.
Shtuar më 07/12/2018, ora 10:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori