EMRI/ Aksident tragjik në Itali, humb jetën 18-vjeçari shqiptar

Një 18-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike mbrëmjen e djeshme në Itali, si pasojë e një aksidenti rrugor.

Viktima është Admir Hoti me origjinë nga Kosova.

I riu ishte në makinë me të atin e tij, i cili ka mbetur i plagosur, gjatë përplasjes fatale rreth orës 20:00 të mbrëmjes.

Në përplasjen e fortë janë përfshirë dy makina.

Për fat të keq 18-vjeçari shqiptar nuk i ka mbijetuar plagëve të marra nga aksidenti. Ai ndërroi jetë në spital./albeu.com/


Shtuar 11.05.2023 12:30