KSHZ: LSDM 36.54%, VMRO-DPMNE me 35.61%, BDI me 10.06%, ASH- Alternativa me 8.31% (VIDEO)
Nga votat e numëruara prej 2.491 nga gjithsej 3.480 vendvotime, apo rreth 72 për qind të fletëvotimeve, koalicioni i udhëhequr nga LSDM “Mundemi” prin me gjithsej 36.9 për qind të votave para koalicionit të udhëhequr nga VMRO-DPMNE me 35.9 për qind.

Të dhënat e publikuara nga KSHZ në selinë e tyre, duke e pasur parasysh se ueb faqja më shumë se një orë nuk ishte funksionale, tregon se për BDI-në kanë votuar 10.18 për qind, për Aleancën për Shqiptarët dhe Aternativa 7.96 për qind, për “Të majtën” 4.14 për qind, Integra 1.39 për qind, PDSH 1.3 për qind, ndërsa partitë e tjera dhe koalicionet në zgjedhje kanë nën 0.4 për qind.

Shtuar më 16/07/2020, ora 00:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori