BBC vuri në dyshim Rojen Bregdetare, reagon Athin zyrtare: Anija u mbyt në ujëra ndërkombëtare

Athina zyrtare ka reaguar pas artikullit të BBC, i cili hidhte dyshime mbi Rojen Bregdetare Greke.

https://albeu.com/lajme/fatkeqesia-me-anijen-e-mbytur-ne-greqi-dyshime-mbi-rojen-bregdetare-greke/528527/Sipas BBC anija e mbushur plot me emigrantë nuk lëvizi për të paktën shtatë orë përpara se të mbytej, duke vënë kështu në pikëpyetje gatishmërinë e Rojes Bregdetare.

Për rrjedhojë ministria greke e Marinës dhe Politikës Ishullore reagoi, duke thënë se anija e peshkimit u mbyt në ujërat ndërkombëtare në zonën detare prej 47 miljesh detare në jugperëndim të Pylosit.

Ajo ka qenë duke lundruar që nga momenti i pikasjes së saj gjatë orëve të mëngjesit, mesditës dhe pasdites së 13 qershorit, duke përshkruar gjithsej 24 milje detare.

Gjatë orëve të pasdites po atë ditë, peshkarexhës iu afrua një anije cisternë që lundronte aty pranë për ti ofruar ndihmë, por ajo raportoi se anija peshkimit largohej me të njëjtat mjete sa herë që tentonte t`i afrohej.
Tragjedia me mbytjen e anijes ndodhi të mërkurën e kaluar në Pylos në afërsi të Kallamatës. Anija kishte destinacion Italinë, ndërsa ishte nisur nga Tobroku, Libi.

Anija e peshkimit plotë me emigrantë nga Afganistani, Pakistani, Siria dhe Palestina. Deri më tani rezultojnë 79 të vdekur, por OKB thotë se rreth 500 rezultojnë të zhdukur. Roja bregdetare greke ka shpëtuar 104 emigrantë./Albeu.com/ 


Shtuar 19.06.2023 15:14