Lista të hapura? Ku qëndron "thembra e Akilit" në debatin që zien prej kohësh
Kryetema e ditës së sotme ka qenë padyshim deklarata e Ramës se pranonte listat e hapura duke realizuar kështu kërkesën e opozitës së re, me në krye Murrizin.

Por çfarë nënkuptojnë listat e hapura?

E thënë në mënyrë të thjeshtë, me modelin proporcional me listahapura, votuesi ka mundësi të shënojë një ose më shumë kandidatë që preferojnë në listën për deputetë që ka secila nga partitë.

Pas numërimit të votave të partive dhe ndarjes së mandateve në bazë të rezultatit, vazhdohet me numërimin e votave të kandidatëve.

Nëse një subjekt politik siguron 3 mandate, deputetë bëhen ata kandidatë që janë votuar më shumë nga populli pavarësisht renditjes që kanë pasur në listat e firmosura nga kryetarët e partive të tyre.

Qytetarët nuk do të jenë të detyruar të votojnë vetëm për partitë, por do t’u mundësohet që të zgjedhin edhe brenda një force politike atë që mund t’i përfaqësojë më mirë.

Sipas opozitës, ky ndryshim do të ndikojë pozitisht pasi kandidati nuk do të varet vetëm nga Partia.

Por duke qënë se kandidatët do të votohen individualisht, sigurisht që kjo do të shkaktojë edhe fërkime dhe debate brenda për brenda duke sjellë përcarje brenda partisë.

Shtuar më 10/07/2020, ora 15:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori