Lista e plotë, kush iku dhe kush mbeti në qeverinë e Ramës (FOTO LAJM)

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme në Asamblenë Kombëtare të PS-së ka shkarkuar 7 ministra ndërkohë që ka paralajmëruar edhe sy ministrea të tjerë se kanë afat deri në muajin Qershor.

Por kush janë minsitrat që mbetën nga qeveria e vjetër e Ramës?

Ministrat që qëndrojnë janë: Olta Xhaçka, Pandeli Majko, Etilda Gjonaj, Ogerta Manastirlliu, Blendi Klosi dhe Sandër Lleshaj, i cili pak javë më parë mori detyrën.

Ndërkohë që Rama ka paralajmëruar se kanë afat deri në muajin Qershor për Blendi Klosin dhe Ogerta Manastirlliun, duke iu referuar afatave që ata do të kenë në qarqet e tyre elektrorale.

Qeveria e re: Ditmir Bushati do të zëvendësohet nga Gent Caka

Arben Ahmetaj do të zëvendësohet nga Anila Denaj

Lindita Nikolla do të zëvendësohet nga Besa Shahini

Damian Gjiknuri do të zëvendësohet nga Belinda Balluku, drejtoresha aktuale e Albcontrollit

Niko Peleshi do të zëvendësohet nga Blendi Cuci.

Mirela Kumbaro të zëvendësohet nga Elva Margariti

Sonila Qato do të zëvendësohet nga Eduard Shalsi

Elisa Spiropali ministre për marrëdhënien me parlamentin

Erion Braçe do të jetë zëvendëskryeministri i ri i qeverisë.
/albeu.com/
Shtuar më 28/12/2018, ora 12:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori