Lista e ”frikshme”, këto janë gratë më të pasura në Shqipëri
Shumica e grave sipërmarrëse në Shqipëri preferojnë jetën private në vend të asaj publike.

Në një punim nga Monitor, i cili liston gratë më të pasura në vend për vitin 20017, disa prej tyre nuk pranuan as të prononcoheshin, aq shumë e vlerësojnë privatësinë e tyre.

Për të realizuar këtë listë u mor parasysh qarkullimi vjetor i kompanive dhe u përfshinë bizneset që kanë të paktën një aksionere me të paktën 30% të aksioneve. Gratë janë të renditura sipas xhiros totale të bizneseve.

1. Vilma Nushi

Vilma Nushi është aksionere e vetme e kompanisë Marketing & Distribution, krijuar në vitin 1997. Kjo kompani zotëron 80% të 3P Life Logistic, e cila zbaton kontratën PPP për Paketën e Shërbimeve të Kontrollit Mjekësor Bazë. M & D zotëron edhe 35% të aksioneve të KAVEX – ELBASAN TOBACCO CO SA, që grumbullon dhe përpunon duhan në Elbasan.

2. Gratë e familjes Hoxha

Vjollca, Sara, Lori, Redia dhe Itan Hoxha zotërojnë 51% të aksioneve të Digitalb, 100% të Top Channel, 49% të Valteina – shoqëri e përpunimit të kafesë. Ato zotërojnë edhe Top Albania Radio dhe VGA, e cila boton e prodhon reklama, por këto kompani kanë peshë relativisht të ulët.

3. Ina Topalli

Ina Topalli zotëron 49% të Global Resoruce Trading, krijuar në vitin 2015.

4. Melika Leka

Melika Leka zotëron aksione në kompaninë e përpunimit të mishit, EHW, në Qafë Shtama dhe Conad Albania.

5. Merita Sheqi

Merita Sheqi zotëron kompaninë më të madhe të tregtimit të produkteve farmaceutike, Rejsi Farma. Ajo e nisi karrierën e saj në biznes në vitin 1999, bashkë me bashkëshortin me të cilin ndan përgjysmë pronësinë. R&S, gjithashtu në pronësi të Sheqit, tregon me shumicë e pakicë medikamente, artikuj farmaceutikë dhe kozmetikë.

6. Donike Gega

Donnike Gega zotëron 100% të GEGA CENTER GKG, e cila tregton me pakicë karburante dhe lubrifikantë, shërben si pikë gazi dhe e transporton. Gega administron Gega Oil dhe shërben si anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të Genklaudis.

7. Donika Mici

Donika Mici themeloi Donianna, e cila u transformua nga një aktivitet fason, në një biznes të mirëfilltë prodhues me cikël të mbyllur. Mici është punëdhënësja më e madhe femër në vend – punëson rreth 1,500 njerëz në Donianna, Albanian Shoes Coorporation 2, Dophil, Rozimpex. Në 2016-n, Mici themeloi edhe një aktivitet për prodhimin e çantave të lëkurës.

8. Mimoza Çobo

Mimoza Çobo është aksionere në shoqërinë D E N I S A, e cila tregton, importon-eksporton dhe prodhon kryesisht artikuj të ndryshëm industrialë, ushqimorë, kancelari, konfeksione e tekstile, makineri e pajisje.

9. Nertila Kole

Nertila Kole është zotëruesja e vetme e Travel Hub Solutions, kompani e cila zotëron 49% të Alba Ëings.

10. Romina Ylli

Romina Ylli (Shemaj) është aksionere e vetme e kompanisë së tregtimit me shumicë të karburanteve AFT.
Shtuar më 18/01/2019, ora 17:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori