Liroi "Gjeneralin" e dënuar me burgim të përjetshëm, gjyqtari përballet sot me KLGJ
Gjyqtari i Korçës, Markelian
Kuqo, do të dalë sot para
Këshillit të Lartë Gjyqësor, pasi më herët i ka dhënë lirinë të dënuarit me burgim të përjetshëm,
Gert Gjinararin, i njohur ndryshe si “Gjenerali”.
Relator i çështjes së gjyqtarit
Kuqo është anëtari i KLGJ-së, Dritan Hallunaj, ndërsa dosja është përgatitur nga Inspektorati i Lartë i Drejtësisë, i cili kërkon shkarkimin e gjyqtarit nga detyra.
Në 2 tetor
gjyqtari Kuqo duhet të paraqesë versionin e tij para KLGJ-së për të mbështetur ligjshmërinë e lirimit të
Gert Gjinararin, ndërsa do t’u përgjigjet edhe pyetjeve të anëtarëve të
Këshillit.
Shtuar më 02/10/2020,
ora 09:24