Lirohet nga burgu ish-sekretarja e Ministrisë
Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur që të japë një masë më të lehtë për ish-sekretaren e Ministrisë së Drejtësisë Juliana Hoxha, e cila u arrestua dy ditë më parë.

Sipas informacioneve mësohet se Juliana Hoxhës i është dhënë masa e arrestit të shtëpisë.

Kujtojmë se ajo u arrestua dy ditë më parë, për shkak se akuzohet për shkeljen e pabarazive në tendera.

Ndërkohë që për specialistin e IT-së Lysien Alin është dhënë masa e arrestit me burg. Seanca vijon dhe për dy personat e tjerë që janë arrestuar./albeu.com/
Shtuar më 08/02/2019, ora 12:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori