Lirohet Hisen Musliu
Hisen Musliu
Gjykata Themelore Shkupi 1 shpall fajtor Hisen Musliun duke e dënuar me 3 muaj me kusht. Por me kërkesë të palës mbrojtëse, Hisen Musliut iu ndërpre masa e paraburgimit. Me këtë vendim, Musliu lëshoi burgun e Shutkës dhe u kthye në shtëpinë e tij.

Sipas vendimit, nëse Musliu brenda një viti kryen ndonjë vepër tjetër, atëherë ma automatizëm do të vuaj edhe 3 muaj të cilat sot i caktoi gjygji.

Ndërkoheë, pala mbrojtëse nuk është e kënaqur me vendimin për dënimin me kusht. Avokati i Hisen Musliut, Stevan Pavllevski deklaroi se ata do të çojnë vendimin në gjykatën e lartë për të vërtetuar pafajësinë.

Edhe në seancën e sotme gjyqësore e cila zgjati rreth tre orë, nuk u paraqit dëshmitari të cilin e kërkoi pala mbrojtëse. Gjykatësja njoftoi se policia e kishte kërkuar dëshmitarin Valon Bela në shtëpinë e tij, por nëna e tij kishte informuar se ai ndodhet në Strugë.

Hisen Musliu akuzoi BDI-në se tentoi ta viktimizojë atë për rastin e dosjeve, pasi siç deklaroi, ka pasur njohuri për bashkëpunëtorët nga Tetova dhe Gostivari.

Hisen Musliu u arrestuar në nëntor të vitit të kaluar në banesën e tij në Tetovë.
Shtuar më 24/01/2011, ora 18:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori