Lirim Jakupi dëshmitari kyç për Brodecin
Pëlqej
Lirim Jakupi i njohur me nofkën Nacist është dëshmitari kyç që mund të zbardh detajet e organizimit të grupitarmatosur dhe përkrahjes së tij në fshatin Brodec të Malësisë së Sharrit gjatë vitit 2007.

Dëshmia e tij do të jetë e rëndësishme pas akuzave dhe materialeve të publikuara që dje i bëri një banorë i fshatit Brodec, i cili në një konferencë me gazetarët publikoi një bisedë të regjistruar telefonike të dy pjesëmarrësve të dënuar për rastin e Brodecit, të cilët po akuzonin kreun e BDI-së, Ali Ahmeti si organizator të grupitarmatosur që funksionoi në Brodec.

Lirim Jakupi – Nacisti në fillim të shtatorit të këtij viti u arrestua nga policia e Kosovës dhe po vuan dënimin në Dubravë, pas arratisjes nga ky burg më 18 gusht të vitit 2007.

Ai pas kësaj periudhe i`u bashkëngjit grupitarmatosur që funksiononte në Malësinë e Sharrit, kryesisht rreth fshatit Brodec, ku pas ndërhyrjes të forcave policore maqedonase në këtë fshat më 7 nëntor të vitit 2007 u vranë gjashtë persona pjesëtarë të grupitarmatosur, ndërsa u arrestuan 13 banorë të tjerë të fshatit, të dënuar me 192 vite burg për aktivitete kundër rendit shtetëror dhe vepër terroriste. Gjatë këtij aksioni, Lirim Jakupi kishte arritur që të arratisej.

Lirim Jakupi është i dënuar në mungesë me 15 vite burg nga gjyqësori në Maqedoni për veprimtari terroriste në rastin e Brodecit, ndërsa në Kosovë ai akuzohet për rrëmbim dhe më pas arratisje nga burgu i Dubravës. Lirim Jakupi-Nacist ka qenë ish-pjesëtarë i UÇK-ve në Kosovë, Luginë të Preshevës dhe Maqedoni.
Shtuar më 25/11/2010, ora 16:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori