E FUNDIT/ Rikthehen protestat studentore, studentët të pakënaqur me premtimet
Liria e medias/ Organizatat ndërkombëtare mbikqyrin Shqipërinë, kush është në listën e zezë
Një delegacion i përbërë nga shtatë organizata globale që merren me lirinë e medias dhe mbrojtjen e gazetarëve ka qëndruar në Tiranë në një mision ndërkombëtar mbi lirinë e shprehjes në Shqipëri.

Delegacioni është takuar me gazetarë; kryeredaktorë, përfaqësues të shoqërisë civile, organizata ndërkombëtare dhe ambasada të huaja të pranishme në Tiranë; dhe zyrtarë të lartë të qeverisë, përfshirë Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.

Por ajo që bie në sy është fakti se Erion Veliaj nuk ka pranuar që të takojë delegacionin e shtatë organizata globale që merren me lirinë e medias dhe mbrojtjen e gazetarëve.

‘Ne brenda mundësive, kërkuam që të takohemi me të gjitha palët e interesuara që të njohim dhe ofrojmë një pasqyrë në lidhje me situatën e lirisë së shtypit në Shqipëri’, shkruan Europeanjournalists.com.

Sipas këtij raporti, Edi Rama, Erion Veliaj dhe Endri Fuga janë në listën e zezë të organizatave ndërkombëtare që merren me lirinë e mediat dhe shtypit.

Sipas 7 organizatave që kanë ardhur dhe kanë parë situatën në Shqipëri, liria e mediat në vend është shumë e rëndë dhe gati në një diktaturë.

“1. Amendimet e propozuara mbi rregullimin e medias
Koalicioni është thellësisht i shqetësuar nga propozimet e dhjetorit 2018 të qeverisë së Shqipërisë
për ndryshime në legjislacionin mbi median në vend, i cili do të krijojë një kërkesë për regjistrim
të detyruar të medias në internet dhe do të krijojë një organ administrativ me fuqi për të gjobitur
dhe mbyllur median online dhe për të bllokuar mendian e huaj pa një urdhër gjykate. Ne
konsiderojmë se këto masa tentojnë të krijojnë një rregullim shtetëror për median online, gjë që
bie në kundërshti me praktikat më të mira ndërkombëtare mbi vetë-rregullimin dhe mund të ketë
ndikim të dëmshëm mbi lirinë e shprehjes dhe të informimit dhe lirinë e shtypit në Shqipëri.

Në takimin tonë me kryeministrin, ai na informoi se një version i ri i përditësuar i projektit të
amendamenteve do të bëhet publik së shpejti pas kritikave ndërkombëtare.

Ai deklaroi se në draftin
e ardhshëm, mundësia për mbyllje do të eliminohet dhe gjobat do të jenë shumë më të ulëta se sa
ishin në projektin fillestar. Ne i mirëpresim këto ndryshime dhe rikujtojmë standardet
ndërkombëtare të të drejtave të njeriut që thonë se “shtetet nuk duhet të imponojnë regjistrim të
detyruar të medias online si parakusht për punën e tyre për shkak se kjo mund të ketë efekt shumë
negativ mbi lirinë e medias.” Qeveria duhet të sigurohet që ky legjislacion të jetë tërësisht në
përputhje me praktikat më të mira të OSBE-së, Këshillit të Europës dhe praktikat më të mira të
BE-së.

Ne jemi gjithashtu të shqetësuar mbi mungesën në vijimësi të transparencës në lidhje me
konsultimet mbi projektligjin, i cili u prezantua përgjatë pushimeve të Krishtlindjeve dhe iu dha
një periudhë ekstremisht e shkurtër konsultimi. Ne inkurajomë qeverinë e Shqipërisë të sigurojë
që të ndërmerret një proces kuptimplotë konsultimi me gazetarët dhe shoqërinë civile me draftin
tjetër të amendimeve.”- shkruahet ndër të tjera në raport.
Shtuar më 21/06/2019, ora 14:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori