Sa vjeç bën? Amarda feston ditëlindjen, Ermali: Të dua çdo vit më shumë (FOTO LAJM)

Aktori i humorit Ermal Mamaqi ka emocionuar me një dedikim për bashkëshorten dhe nënën e fëmijëve të tij Amarda Toska.

Kjo e fundit feston sot ditëlindjen e 41, dhe prandaj Ermali ka publikuar një foto të sajën duke buzëqeshur, ndërsa i dedikon fjalët më të ëmbla.

Ai ka shkruar disa vargje ku thotë se e ka kërkuar Amin në çdo jetë.
“U zhveshëm nga pluhuri i kësaj jete

Pamë kush ishim vërtetë

Një shpirt i pastër

U takuam, u njohëm, u çmallëm

Kuptuam që kishim ardhur nga shumë larg

Si këtu dhe atëherë të kam dashur shumë

Në çdo jetë të kam kërkuar ty Amarda”, ka shkruar Ermali duke i thënë edhe se e do çdo vit e më shumë

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial)