E FUNDIT/ BILD plas "bombën", nxjerr përgjimin ku është përfshihet Rama
Linja e autobusëve të Kasharit jashtë standardit, qytetarët ankohen për vonesat (VIDEO)
Nëse dikujt do ti duhej që më pas të merret linjën e Kasharit për të shkuar në punë, duhet të presë.

Një investigim i emisionit "Top Story" ka zbuluar se ky autobuz është i linjës së Kasharit. Kjo linjë ka vetëm dy të tillë në inventarin e saj dhe kjo bën që nisja nga stacioni i parë të jetë çdo 30 minuta.

Ankesat e qyteraëve janë se Linja e Kasharit, Astirit dhe Yzberishtit nuk kanë orare fikse të nisjes.

"E përdorim urbanin, presim këtu, ka një orë që nuk vjen yzberishti”. “Shumë avash, na çmendën, 1 orë me vonesë”, thonë udhëtarët.

Mjeti duket i ri dhe brenda standardeve por ajo që të bie në sy është abuzimi i punojnësve duke shkaktuar vonesa të pajustifikuara. Autobuzi i Kasharit, ndalet në stacione për më shumë se 2 minuta, madje ka raste kur kjo vonesë shkon deri në 10 minuta.
Kjo vonesë shkakton irritim të pasagjerëve, të cilët kërkojnë të mbërrijnë në kohë në destinacionet e tyre.
Shtuar më 23/05/2019, ora 09:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori