Berisha flet për tërheqjen e Ramës nga fasha 800 kwh: Bëri sikur guxoi por u palos, çmimet janë rezultat i bordeve

Kreu i PD-së Sali Berisha, në një konferencë për media, foli në lidhje me vendimin e qeverisë për të hequr dorë nga rritja e çmimit të energjisë për familjet që konsumonin më shumë se 800 kwh në muaj.

Berisha tha se Rama u dorëzua nga presioni që i kishte bërë opozita, ndërsa shtoi se rritja e çmimeve janë rezultat vetëm i bordeve.

“U dorëzua, para jush u kam dhënë një ultimatum. Po rrite çmimin e energjisë, do presësh atë që meriton. Por sido qoftë, vendimi i tij për t’u tërhequr nën preson, tregon se vetëm presioni funksionon me këtë njeri. Beri sikur guxoi, por u palos. Sa i takon inflacionit, deficitar, në koncepte, në një uri. Mjeran, nuk është ekonomia zhgaravinë, vizatime. T’i marrim elementet me radhë. Çfarë ndikimi ka kriza ekonomike në Shqipëri, zero. Lufta s’ka lidhje me ujërat tona. Të marrin naftën. Pse në Mal të Zi shitet më lirë se në Shqipëri. Gënjeshtar! Çmimet janë rezultat i bordeve dhe i bordeve”, tha Berisha.

Gjithashtu bëri koment dhe për ndërtimet pa leje dhe fondin miliona euro për të lëshuar satelite në hapësirë.

“Kontratën për satelite e dëgjuat vetë. Një akt talljeje, u tha shqiptarëve dje satelitet duhen se nuk kanë kushërinj halla apo teze që të fshehin kullat. Sipas tij, nga qielli, 14 katet pa leje të njërës prej tyre duke më mirë sesa nga distance qindra metra larg. Ky është një akt I papërgjegjësi që Rama po bën. Them këtu që njeri që ka burgosur në emër të shtetit 3415 qytetarë dhe ka dhënë përndjekje penale për mijëra të tjerë për gjëra të cilat të marra së bashku nuk bëjnë sa njëra prej kulla e që ka 14 katre ilegal, dështon se është fund e krye I kapur dhe se I ka investime të veta. Vetëm një KM I kapur dhe që është investitor në këto ndërtime pa leje, I lejon vetes të shkelmojë Kodin Penal, kodin e procedurës penale, kushtetutën dhe të nxjerrë një vendim  të amnistojë qindra mijëra ndërtime ilegale vetëm në Tiranë. Të kërkosh ta mbyllësh këtë vjedhje monstruoze duke vjedhur përsëri me 6 miliardë dollar satelite, ti tregon se ke përçmim ekstrem për qytetarët shqiptarë. Jam sot këtu për të dënuar me ashpërsinë më të madhe qëndrimin e tij dhe kontratat e tij për të kënaqur xhepin për instilacione dhe satelite në një kohë kur njerëzit, nga çmimet po vuajnë më shumë se kurrë”, tha Berisha./albeu.com


Shtuar 30.09.2022 12:28