Limaj e Krasniqi zyrtarizojnë sot partinë e re
Fatmir Limaj dhe Jakup Krasniqi kanë njoftuar se sot në orën 17:00, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë, do të zyrtarizohet subjekti i tyre i ri politik.

Me zyrtarizimin e subjektit të ri pritet të mësohet emri i partisë dhe të disa personaliteteve që do ti bashkohen këtij subjekti politik.

Limaj dhe Krasniqi largohen nga PDK për shkak të mospajtimit të tyre me politikat e kësaj partie.

Ndërsa misioni i EULEX-it në Prishtinë ka konfirmuar se është vendosur që seanca e parë në lidhje me Fatmir Limajn të mbahet me datën 17 Mars 2014. /albeu.com/
Shtuar më 28/02/2014, ora 10:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori