Limaj dorëzon imunitetin, do përballet me drejtësinë
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Fatmir Limaj, ka vendosur të heqë dorë nga imuniteti i të qenit deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mënyrë që të mos pengohen, siç tha ai, hetimet e filluara ndaj tij nga ana e EULEX-it.

Gjatë një konference për shtyp, Limaj tha se beson në pastërtinë e luftës që ka bërë, luftës së UÇK-së, ndaj është i gatshëm të ballafaqohet me drejtësinë.

Ish-ministri i Transportit, Limaj, tha se ka qenë të mërkurën në takim me zyrtarë të EULEX-it, por as ai e as mbrojtja e tij nuk kanë ndonjë dokument zyrtarë që dëshmon se ndaj tij është ngritur aktpadi.

Ai tha se beson në pastërtinë e luftës që ka bërë, në pastërtinë e luftës së UÇK-së, ashtu sikurse beson se do të dalë i pastër edhe nga hetimet tjera që Misioni Evropian ka ngritur ndaj tij si i dyshuar për korrupsion.

Gjatë luftës, Limaj ka drejtuar Brigadën “Kumanova”. Nën dyshimet për krime lufte, ai ishte arrestuar vite më parë nga autoritetet e Tribunalit të Hagës, por ishte liruar si i pafajshëm.
Shtuar më 17/03/2011, ora 19:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori