KPA ka lënë në fuqi vendimin e KPK për ish-gjyqtarin e Apelit të Tiranës Astrit
Haxhialushi. KPK kishte vendosur në muajin Janar të këtij viti ndërprerjen e Vetingut për Haxhialushin, dhe përjashtimin e tij për 15 vite nga sistemi i drejtësisë, për shkak se vetë gjyqtari kishte dhënë
dorëheqjen, pak ditë para se të dilte në KPK.
Haxhialushi ka qenë dhe anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ndërkohë që në momentin që ka dhënë
dorëheqjen është shprehur se ndihej i frikësuar në ushtrimin e detyrës së tij.
Por pavarësisht pretendimeve të tij, janë bërë publike në media dhe pasuritë e shumta që gjyqtari dhe familja e tij disponon, që duket të jenë edhe shkaku real i kësaj dorëheqje, dhe ”larjes së duarve” njëherë e mirë me sistemin e drejtësisë.
Në seancën e sotme që u zhvillua në ambientet e KPA-së ku u njoftua edhe vendimi, vetë
Haxhialushi nuk ishte i pranishëm, dhe përfaqësohej
vetëm nga avokatët mbrojtës.
Shtuar më 28/12/2020,
ora 12:22