Lihet i lirë i riu që qëlloi Gruevskin
Gjykata e Tiranës është mjaftuar me masën "Detyrim paraqitje" për Taulant Capën, të riun nga Dibra e Madhe që qëlloi me vezë makinën e kryeministrit maqedonas, Nikolla Gruevski, gjatë vizitës së tij në Tiranë të premten që kaloi.

Taulant Capa akuzohet për veprime të dhunshme ndaj zyrtarëve ndërkombëtarë, ndërkohë që gjyqtari i çështjes, Besnik Hoxha mori parasysh kërkesën e të riut, i cili në nisje të seancës kërkoi masën detyrim paraqitje duke "plotësuar" në një farë mënyre dëshirën e të Capës për të festuar i lirë 100-Vjetorin e Pavarësisë.

Taulant Capa në një intervistë për "News 24" para arrestimit nga policia deklaroi se "veprimi i tij ishte një formë reagimi ndaj cenimit të të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni". /albeu.com/

Shtuar më 26/11/2012, ora 14:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori