Provimi i fundit! Sot 34 mijë maturantë do të testohen në lëndët me zgjedhje

34 mijë maturantë sot do t’i nënshtrohen provimit të fundit të Maturës Shtetërore, ku do të testohen për Lëndët me Zgjedhje.

Provimi i lëndës me zgjedhje do të zhvillohet në orën 10:00 dhe përfundon në orën 12:30.

Edhe këtë vit maturantët zbatuan rregullat anti-COVID, kjo për shkak të situatës pandemike në të cilën ndodhemi.

Në një klase kishte 10-15 maturantë. Testi në total kishte 60 pikë dhe pragu i kalueshmërisë është 25% (15 pikë).


Shtuar 15.06.2021 09:45