Lidhje me vrasësin e komisarit Lamaj? Merret vendimi për kreun e SHÇBA-së
Dritan Lamaj
Kreu i SHCBA, Muhamet Rrumbullaku është konfirmuar në detyrë, pasi ka rezultuar i pastër në të treja shtyllat e vlerësimit, pasuria, pastërtia e figurës dhe aftësitë profesionale.

Vendimi është dhënë pak minuta më parë në Komisionin e Jashtëm të Vlerësimit, ndërkohë që në seancën dëgjimore që u mbajt disa ditë më parë, u përmend dhe një foto që Rrumbullaku kishte me autorin e vrasjes së komisarit Dritan Lamaj, Arben Frroku.

Relatorja Mirela Ujkani u shpreh se Komisioni e ka cilësuar si “rastësi” fotografinë mes Rrumbullakut dhe Frrokut, teksa po qëndronte me koleget në tavolinë, dhe kjo nuk e lidh kreun e SHCBA me ngjarje krïminale.

“Për foton, ka thënë se e kanë hedhur në Facebook me 24 prill 2011. Vrasja e kryekomisarit ka ndodhur në 2014. Ai ka qenë me koleget dhe ka qëndruar për një kohë të shkurtër në tavolinë. Komisioni, ka hetuar duke kërkuar informacione dhe SPAK, Porkuroria e Përgjithshme, Gjykata e Posaçme dhe Policia e Shtetit kanë sjellë të dhëna, ku komisioni arriti në konkluzion se takimi ka qenë rastësor.

Ka qenë me kolegët, dhe më pas kanë ardhur shtetasit e tjerë që ka qëndruar me ta disa minuta. KJV konstaton se ka pasur takim rastësor më dt 7.5.2011. Nuk rezulton që shtetasi me të cilin është takuar të jetë dënuar para kësaj date. Kontakti nuk mund të vlerësohet si kompromentues pasi ngjarja ka ndodhur disa kohë pas takimit.

Shtetasi T.V ka publikuar foton dhe nuk rezulton që Rrumbullaku të ketë marrëdhënie që e përfshijnë në ngjarje krïminale”, tha Ujkani në seancën dëgjimore.
Shtuar më 19/11/2020, ora 09:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori