Pas akuzave të deputetit të PD-së Ervin Salianji për lidhje me trafikantit Edmond Bego, kreu i grupit parlamentar të PS Taulant
Balla e ka paditur në gjykatë.
“Çdo
shpifje të hedhur në drejtimin tonë nga aktorët e SHQUP-it, e që
kazani politik e mediatik u jep zë pa asnjë verifikim edhe kur vërtetohen si të rreme, a qoftë edhe nga
kazani i profileve zyrtare digjitale, ne do ta padisim në gjykatë.
TË ARDHURAT NGA ÇDO SHPIFJE PËR FONDIN E EDUKIMIT
Shenim: Sipas ligjit
papagalli mban pergjegjesi per ate qe thote. Keshtu qe edhe
papagalli Luciano do te paditet neser per shpifjen e sotme. Ndersa pyetja qe kam per ata qe e publikojne kete
shpifje: Cfare ju kushton te vertetoni se numrat e fluturimeve te shpifjes ne fjale, jane avione linje, jane fluturime zyrtare? Apo ndonje ka merak se mos i bie audienca po nuk beri papagallin e papagajve, duke shperndare “fake-news”?”, ka shkruar
Balla ne nje postim ne Facebook.
Shtuar më 14/10/2018,
ora 13:54