Lidhja mes Tahirit dhe Sotës, gazetari tregon faktet
Pëlqej
Gazetari Xhevahir Zhabina ka deklaruar sot në Opinion se Krimet e Rënda përgjatë këtyre 45 ditëve kanë kaluar në sitë të gjitha hyrje-daljet e Orest Sotës nga pikat kufitare të Shqipërisë.

Zhabina tha se me datë 24 shkurt 2017, Sota ka dalë nga Shqipëria përmes Murriqanit me një makinë të Ministrisë së Brendshme.

Ai tregoi se po me të njëjtën makinë, ka udhëtuar edhe shoferi i Saimir Tahirit.

“Vetë Tahiri ka dalë nga Shqipëria me datë 7 korrik 2017 me një makinë të regjistruar në emër të vëllait të Orest Sotës, Ardit Sota“,-tha gazetari.

Shtuar më 12/12/2017, ora 23:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori